Post Job Free
Sign in

General Manager

Company:
The Headhunter
Location:
Tirana, Albania
Posted:
September 19, 2025
Apply

Description:

Good Job! Good Life!

The HeadHunter Group is an innovative Staffing and Recruiting Company with HQ in the US, Dover, Delaware, operating in Canada, Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, Bosnia & Herzegovina, Serbia, Cyprus, Greece, and Bulgaria. We offer the newest mentality in the Staffing industry and our core business is Candidates and Clients.

Titulli i Pozicionit: Menaxher i Përgjithshëm

Raporton tek: Administratori

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhje e Pozicionit

Menaxheri i Përgjithshëm është përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operativ të kompanisë, duke siguruar rritjen e qëndrueshme të shitjeve, duke garantuar një standard të lartë cilësie në shërbime dhe duke u kujdesur për reputacionin e biznesit në të gjitha sektorët ku kompania operon (Makina me Qira, Transferta, Tripe, Dealer Vodafone, Sherbime Doganore).

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

1) Drejtimi Strategjik dhe Operativ

-Harton dhe zbaton strategjitë afatshkurtra dhe afatgjata për zhvillimin e kompanisë.

-Siguron rritjen e të ardhurave në të gjitha industritë ku kompania operon.

-Vendos objektiva të matshëm për secilin departament dhe monitoron arritjen e tyre në

mënyrë të vazhdueshme.

- Identifikon dhe menaxhon rrisqet kryesore të biznesit, duke garantuar qëndrueshmëri dhe

konkurrueshmëri në treg.

2) Zhvillimi i Biznesit

-Analizon tregun dhe identifikon mundësi të reja për zgjerim.

-Harton plane biznesi për investime me kthim të lartë.

-Përcakton shpërndarjen optimale të fitimeve ndërmjet riinvestimit, kursimit dhe

mbështetjes së operacioneve.

3) Standardet e Shërbimit dhe Cilësisë

- Vendos dhe monitoron standarde të qarta të shërbimit, duke siguruar që të gjithë punonjësit

ti respektojnë dhe ti zbatojnë në praktikë.

- Siguron sistem raportimi dhe feedback-u për matjen e kënaqësisë së klientëve dhe ndërmerr

masa korrigjuese në kohë reale kur shfaqen problematika.

- Ndërton një kulturë shërbimi të orientuar drejt klientit, ku përvoja pozitive dhe vlerësimi i

nevojave të tyre është elementi themelor i suksesit të kompanisë.

- Promovon vazhdimisht përmirësimin cilësor të shërbimeve ekzistuese dhe inovacionin në

ofrimin e shërbimeve të reja.

4) Menaxhimi Financiar

-Punon ngushtë me departamentin financiar për menaxhimin e buxheteve dhe investimeve.

-Përgatit raporte të rregullta mbi shitjet, kostot, marzhet dhe fitimet për çdo sektor.

5) Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Employer Branding

- Bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Burimeve Njerëzore për të ndërtuar dhe forcuar

employee brand të kompanisë.

- Nxit politika dhe programe incentivuese për të përmirësuar performancën, motivimin dhe

angazhimin e stafit.

6) Koordinimi i Departamenteve

- Siguron komunikim dhe bashkëpunim efektiv midis departamenteve (makina me qira,

transferta, Vodafone, pika doganore).

- Krijon dhe mbikëqyr procedura standarde pune për të siguruar sinkronizim dhe efikasitet

ndërdepartamental.

Kompetencat Kryesore:

-Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë shtesë përparësi).

-Përdorim i avancuar i Excel dhe programeve të tjera Office.

-Njohuri solide në financa dhe kontabilitet.

-Njohuri në menaxhimin e burimeve njerëzore.

-Njohuri bazë ligjore dhe rregullatore që lidhen me biznesin.

-Aftësi të forta në komunikim dhe negociata.

-Eksperiencë në lidership dhe zhvillim strategjik.

*All applications will be treated with strict confidentiality according to the law No.9887 set by the Albanian Parliament for the "Protection of Personal Data".

Apply