POZICION VAKANT
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin Financier per Projektin e Shkodres & Departamentit te Fondeve
Lokacioni: Tirane
Roli i pozicionit:
Përgjegjës për administrimin financiar të Departamentit të Mbledhjes së Fondeve si dhe Projektit Shkodër, duke siguruar kontrollin e të ardhurave dhe shpenzimeve, administrimin e skemave të kompensimit (përfshirë bonuset e stafit fundraising) dhe funksionimin e rregullt të proceseve financiare.
Pozicioni garanton përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar dhe politikat e organizatës, si dhe mbështet menaxhmentin përmes raportimit dhe analizës financiare.
Kriteret e Kerkuara:
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
Minimumi 3 vite pervoje pune si Financier;
Eksperiencë në buxhetim, raportim, analiza financiare dhe procedura prokurimi;
Njohuri shume të mira të legjislacionit financiar dhe standardeve të kontabilitetit;
Eksperiencë pune në përgatitjen e deklaratave tatimore / pagave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve;
Eksperience me skema bonuse dhe incentivimi eshte shume e preferuar.
Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;
Njohuri shume të mira të sistemeve financiare dhe kompjuterike;
Aftësi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje;
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
Pervoje ne aktivitetet financiare te fundraising ose marketingut konsiderohet avantazh;
Integritet i lartë profesional, etikë e fortë në punë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.
Përgjegjësitë kryesore:
Aktiviteti financiar i Fundraising
Menaxhon dhe monitoron performancën financiare të aktiviteteve të mbledhjes së fondeve;
Planifikon dhe ndjek buxhetet, si dhe analizon koston dhe efektivitetin e fushatave;
Administron skemat e kompensimit dhe bonuset për stafin e fundraising;
Bashkëpunon me ekipet përkatëse për planifikim dhe vendimmarrje financiare.
Aktiviteti i Programit Shkodër
Siguron planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të projektit;
Menaxhon rrjedhën e parasë, pagesat dhe detyrimet financiare;
Përgatit raportime financiare dhe analiza për menaxhmentin;
Mbështet proceset e prokurimit dhe administrimin e burimeve.
Aktiviteti financiar dhe përputhshmëria
Siguron integritetin e regjistrimeve kontabël dhe dokumentacionit financiar;
Garanton përputhshmëri me politikat e organizatës dhe legjislacionin në fuqi;
Mbështet auditimet dhe forcon kontrollin e brendshëm.
Ne kuader te Politikave të Mbrojtjes
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.
Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit.
Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve.
Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës.
Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA.
Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 10.05.2026 në adresën dokumentat e mëposhtme:
CV
Leter interesi
Reference
Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
Limited Full-Time